top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE E PUNËS (ILO): RRITJA EKONOMIKE GLOBALE ËSHTË E QËNDRUESHME POR CILËSIA E VENDEVE TË PUNËS NUK KA BËRË PROGRES; MILIONA PUNËMARRËS NË VARFËRI EKSTREME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Shkallët e papunësisë mbeten të qëndrueshme në përgjithësi në nivel global, por progresi drejt punës së denjë ka ngecur”.


Kështu thuhet në raportin “Punësimi dhe Perspektiva Sociale 2026”, i botuar në Gjenevë nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).


Për vitin 2026, papunësia globale parashikohet të jetë 4.9 përqind, ekuivalente me afërsisht 186 milionë njerëz”, e thënë kjo sipas studimit, i cili, nxjerr në pah brishtësinë e vazhdueshme të kushteve globale të punës, me sfida veçanërisht të mprehta për të rinjtë dhe gratë.


Raporti paralajmëron gjithashtu se vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë në tregun e punës mund të intensifikohen më tej për shkak të përhapjes së inteligjencës artificiale dhe pasigurisë së lartë të politikave tregtare.


Rritja e qëndrueshme dhe normat e qëndrueshme të papunësisë nuk duhet të na shpërqendrojnë nga realiteti më i thellë; qindra milionë punëtorë mbeten të bllokuar në varfëri, informalitet dhe përjashtim”, tha Drejtori i Përgjithshëm i ILO-s, Gilbert Houngbo.


Gati 300 milionë punëtorë vazhdojnë të jetojnë në varfëri ekstreme, me të ardhura nën ekuivalentin e 3 dollarëve në ditë”, sipas deklaratës së ILO-s.


Në të njëjtën kohë, informaliteti është në rritje; deri në vitin 2026, 2.1 miliardë njerëz pritet të jenë të punësuar në ekonominë informale.


Gratë vazhdojnë të përballen me barriera strukturore, kryesisht të lidhura me normat dhe stereotipet shoqërore, dhe të rinjtë përballen me vështirësi të konsiderueshme.


Në vitin 2025, papunësia e të rinjve u rrit në 12.4%, me afërsisht 260 milionë të rinj as në arsim, as në punësim dhe as në trajnim (NEET). Në vendet me të ardhura të ulëta, shkalla e NEET arrin në 27.9%.


Së fundmi, rregullat e paqëndrueshme tregtare dhe pengesat në zinxhirin e furnizimit po i shtrydhin pagat, veçanërisht në Azinë Juglindore, Azinë Jugore dhe Evropë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page