top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI “MALI I JUSHIT”; VAU I DEJËS | BESNIK SHKAMI (SHKËMBI) U ARRESTUA; QËLLOI ME KOSORE PAULIN VELËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 18
  • 2 min read
ree

Fshati “Mali i Jushit”, Vau i Dejës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Besnik Shkambi, me moshë 56 vjeç.


Ai konsiderohet subjekt i cili qëlloi me kosore:

1- Z. Paulin Vela, me moshë 39 vjeç.


Njoftim | Vau i Dejës.


Goditi me mjet prerës, për motive të dobëta, një shtetas, arrestohet 56-vjeçari.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një lokali, në qendër të Bushatit ka pasur një konflikt për motive të dobëta, ku shtetasi B. Sh. kishte goditur me mjet prerës (kosore) një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave.


Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit.


Nga veprimet hetimore, dyshohet se shtetasi P. V., 39 vjeç, është dëmtuar në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit dhe ka pësuar frakturë (thyerje) në krahun e djathtë, pasi është goditur me mjet prerës (kosore) nga shtetasi B. Sh., gjatë një konflikti për motive të dobëta.


Mjeti prerës (kosore) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Shtetasi P. V. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page