top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM FRANCEZ ZHAN (JEAN)-NOËL BARROT: FRANCA DO TË HAPË KONSULLATË NË GROENLANDË MË 6 SHKURT; DHA INTERVISTË PËR RADION “RTL”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 57 minutes ago
  • 1 min read

Bulevardi Pier Friden (Pierre Frieden), Luksemburg | “Franca do të hapë një konsullatë në Groenlandë më 6 shkurt”.


Kështu njoftoi Ministri i Jashtëm francez Zhan (Jean)-Noël Barrot, duke e quajtur atë një sinjal politik, pasi territori autonom danez është i lakmuar nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).

 

Vendimi për të hapur një konsullatë u mor verën e kaluar me rastin e vizitës së Presidentit Emanuel Makron”, tha Ministri i Jashtëm Barrot në radion “RTL”.

 

Unë vetë shkova atje në fund të gushtit për të hedhur themelet për këtë konsullatë, e cila, do të hapet më 6 shkurt.


Është një sinjal politik që pasqyron dëshirën për të pasur një prani më të fortë në Groenlandë, përfshirë në fushën shkencore”, tha Ministri Barrot.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page