FORUMI I DAVOSIT: DY VITET E ARDHSHME PRITET TË JENË TË STUHISHME; PËRPLASJE GJEOEKONOMIKE + FRAGMENTIME SOCIALE + MILITARIZIME TË INSTRUMENTEVE EKONOMIKË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Davos, Konfederata e Zvicrës | “Një botë me perspektiva gjithnjë e më të pasigurta, në të cilën përplasja gjeoekonomike është ngritur në krye të renditjes së rreziqeve, ndërsa konflikti i armatosur, militarizimi i instrumenteve ekonomike dhe fragmentimi i shoqërisë po shkojnë drejt një përplasjeje afatshkurtër”.
Ky është skenari i përshkruar nga Raporti Global i Rreziqeve i Forumit Ekonomik Botëror në Davos, një sondazh i bazuar në pritjet e mbi 1300 studiuesve, bizneseve, qeverive dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Gjysma, 14 pikë përqindjeje më lart se një vit më parë, presin një botë të trazuar ose të stuhishme në dy vitet e ardhshme.
Një tjetër 40%-ësh presin që perspektiva dyvjeçare të jetë të paktën e paqëndrueshme, ndërsa vetëm 9% presin stabilitet dhe 1% qetësi.
Raporti Global i Rreziqeve - i prezantuar vetëm disa ditë para takimeve të Davosit, në të cilat do të marrë pjesë edhe Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) - vëren se rreziqet e dyta më të larta globale janë konflikti ndërkombëtar, moti ekstrem, polarizimi social dhe dezinformimi.
“Parashikimet e udhëheqësve dhe ekspertëve pasqyrojnë shqetësim të thellë”, shkroi Forumi në një deklaratë.
Edhe në një horizont dhjetëvjeçar 57% e të anketuarve presin një botë të trazuar ose të stuhishme; 32% presin që situata të jetë e paqëndrueshme; 10% presin stabilitet dhe 1% qetësi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments