DEKLARATË E FAMILJES SHKAMI (SHKËMBI) MBI VRASJEN E GJYQTARIT TË GJYKATËS SË APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË ASTRIT KALAJA | PUSHTETI GJYQËSOR PO SHKATËRRON POPULLIN – DENONCOI AJO.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 1 min read

Shkodër, Shqipëri | Deklaratë e familjes Shkami.
Deklaratë | Ne, familja e përfshirë në ngjarjen tragjike të fundit, jemi thellësisht të tronditur nga ajo që ka ndodhur.
Së pari, duam të shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e gjyqtarit. Nuk duam konflikt, por vetëm paqe dhe drejtësi.
Familjarët tanë janë prej kohësh viktima të një sistemi të korruptuar të drejtësisë, ku vendimet e padrejta dhe vonesat e pajustifikuara kanë sjellë vuajtje e sorollatje të pafundme.
Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë veçse drejtësi dhe transparencë.
Jemi kundër shtrembërimit të fakteve dhe përdorimit të opinionit si fakt nga mediat. Opinioni nuk mund të zëvendësojë të vërtetën.
Ne kërkojmë drejtësi për pronat tona, të cilat na janë mohuar padrejtësisht.
Kërkojmë që të mos i shkelet e drejta Elvisit dhe të mos te trajtohet si një kriminel, por si një viktimë e një sistemi që po shkatërron një popull të tërë.
Kërkojmë gjithashtu që Gjoni të lirohet dhe të marrë drejtësinë që i takon.
Thirrja jonë është e qartë: duam paqe, duam trajtim njerezor dhe duam një sistem drejtësie që i shërben qytetareve, jo që vepron kundër tyre.
Me respekt familjaret e Elvis Shkambi, Gjon Shkambi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments