top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | SHERR BRENDA QEVERISË; MINISTRI I BRENDSHËM (I KONSIDERUAR NUMRI 2 NË QEVERI) DIOSDADO KABALO (CABELLO) RIAKTIVIZOI LLOGARINË NË IKS (X); THEU URDHËRIN E DIKTATORIT NIKOLAS MADURO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Në një veprim që zbulon përçarje të mundshme të brendshme brenda udhëheqjes Çaviste, Diosdado Kabalo (Cabello), Ministri aktual i Brendshëm dhe i konsideruar numri dy në qeverinë venezueliane, ka riaktivizuar zyrtarisht llogarinë e tij në rrjetin social virtual Iks (X), duke sfiduar ndalimin që diktatori çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro vendosi dikur për përdorimin e platformës së mediave sociale të miliardierit amerikan Illn Mask (Elon Musk).


Ne do ta rivendosim këtë kanal komunikimi, qëndroni në kontakt. Do të fitojmë”, shkroi Ministri Kabelo (Cabello) në postimin e tij të parë, duke thyer heshtjen dixhitale, që komanda e lartë në pushtet kishte mbajtur gjatë 17 muajve të fundit.


Pas zgjedhjeve të korrikut 2024, në të cilat, diktatori çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro u akuzua për mashtrim nga opozita, trashëgimtari i ish-diktatorit Hugo Çhavez ndaloi aksesin në rrjetin social virtual Iks (X) në të gjithë vendin, pasi akuzoi miliardierin Mask (Musk) për nxitje të urrejtjes dhe për pjesëmarrje në një grusht shteti kibernetik-fashist kundër administratës së tij.


Diktatori Maduro gjithashtu informoi zyrtarët dhe agjencitë shtetërore se nuk mund ta përdornin platformën.


Pavarësisht kësaj, llogaria e Ministrit Kabelo (Cabello) rifilloi aktivitetin, duke postuar mesazhe institucionale dhe politike.


Analistët sugjerojnë se ky veprim nxjerr në pah një konflikt brenda qeverisë, e cila, aktualisht drejtohet nga presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodríguez.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page