ALTIN NDOCI U HËNGRI KOKAT 8 SUBJEKTEVE TË IEVP-së DURRËS | U ARRESTUAN AULON ÇUKO; DESDEMON PAZAJ; DORJAN SARAÇI; SAL FEROLLARI; PRENG MARVATAJ; FATJON BRAÇI; ARANIT ÇELA; VIOLETA UKA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 14
- 3 min read

Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Aulon Çuko, kryeinfermier në spitalin e Durrësit.
2- Z. Desdemon Pazaj, zëvendësshef policie.
3- Z. Dorjan Saraçi.
4- Z. Sal Ferollari.
5- Z. Preng Marvataj.
6- Z. Fatjon Braçi.
7- Z. Aranit Çela (të gjithë punonjës të Policisë së Burgjeve).
8- Znj. Violeta Uka, punonjëse e IEVP Durrës.

Arrestimi i tyre është përgjigje institucionale kundër arratisjes së vrasësit të disafishtë Altin Ndoci, i cili, konsiderohet një ndër subjektet më të rrezikshëm të Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner.
Punonjësi i Policisë së Burgjeve Fatjon Baçi (Baci) tashmë e ka një procedim penal mbi kurriz; ai konsiderohet si subjekt që i dha aparatin telefonik Kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për të kryer komunikime, ndërkohë që ai dërgohej me autoburg nga IEVP-ja e Durrësit drejt Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Tiranë, Shqipëri | Ministria e Drejtësisë pezulloi nga detyra Drejtorin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës, Indrit Cërrloj.
Si motiv, u konsiderua arratisja e të paraburgosurit Altin Ndoci nga Spitali Rajonal i Durrësit (më 13.01.2026).
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se ka ndërmarrë masa të parashikuara nga legjislacioni në fuqi duke pezulluar të gjithë zinxhirin komandues të burgut.
Nga verifikimet paraprake rezulton se shoqërimi i të paraburgosurit Ndoci për vizitë mjekësore nuk është raportuar dhe nuk është miratuar sipas procedurave, nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, si dhe nuk është njoftuar Komisariati i Policisë Durrës, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi.
Po ashtu, nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve.
Subjektet e pezulluar janë:
1- Z. Indrit Cerloj (Drejtor i IEVP Durrës).
2- Z. Afrim Zeqiraj (Shef i Policisë).
3- Z. Dezdemon Pazaj (Shef i komanduar i Policisë në IEVP-në Durrës).
4- Znj. Ylfete Sema (Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor).
5- Z. Aulon Quku (Kryeinfermier).
6- Z. Dorjan Saraçi (Punonjës i Policisë së Burgjeve).
7- Z. Sali Ferrollari (Punonjës i Policisë së Burgjeve).
8- Z. Preng Marvataj (Punonjës i Policisë së Burgjeve).
9- Z. Fatjon Braçi (Punonjës i Policisë së Burgjeve).
10- Z. Idajet Calamaj (Punonjës i Policisë së Burgjeve).
11- Z. Aranit Çela (Punonjës i Policisë së Burgjeve).
12- Znj. Violeta Uka (Punonjëse e Policisë së Burgjeve).
U ndaluan:
1- Komisar Dezdemon Pazaj.
2- Komisar Violeta Uka.
3- Kryeinspektor Dorjan Saraçi.
4- Inspektor Sali Ferrollari.
5- Inspektor Fatjon Braçi.
6- Inspektor Preng Marvataj.
7- Kryeinspektor Aranit Çela.
8- Kryeinfermier Aulon Quku.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments