TIRANË | GJYQTARI I GJYKATËS SË APELIT ASTRIT KALAJA U VRA ME ARMË ZJARRI; TË PLAGOSUR MBETËN ERVIS KURTAJ DHE RAKIP KURTAJ; SI DORAS DYSHOHEN GJON SHKAMI (SHKËMBI) DHE ELVIS SHKAMI (SHKËMBI).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 6
- 2 min read
Updated: 6 days ago

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Astrit Kalaja (gjyqtar në Gjykatën e Apelit), u vra me armë zjarri.
Të plagosur mbetën:
1- Z. Ervis Kurtaj.
2- Z. Rakip (Ragip) Kurtaj.
Si doras dyshohen:
1- Z. Elvis Shkami (Shkëmbi).
2- Z. Gjon Shkami (Shkëmbi).





Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Njoftim | Tiranë.
Informacion paraprak.
Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.
Grupi hetimor vijon veprimet nën drejtimin e Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments