top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MIRËSEVJEN! | SHQIPËRIA PËRGATITET PËR TË PRITUR SEKRETATIN AMERIKAN TË SHTETIT ENTËNI BLINKEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 14, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Mirësevjen!

Më këtë fjalë kuptimplotë, të shkruar në gjuhën e tij amëtare, dhe të postuar mbi një banderolë, të vendosur përballë universitetit të Tiranës, Populli shqiptar i drejtohet sekretarit të Shtetit Blinken.

Nesër pritet që në Shqipëri të vijë Sekretari amerikan i Shtetit, Entëni Blinken (Antony Blinken).

Ai pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 11.00.

Vizita e parë e një sekretari amerikan shteti në Shqipëri ishte ajo e z. Xheims Beikër (James Baker), më 22 qershor 1991.

E dyta ishte ajo e znj. Medllin Ollbrait (Madeleine Albright), më 19 shkurt 2000, e cila mbajti një ligjëratë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. https://impressexaltsculptor.com/xwr71bic?key=5bef601c2af9f91065c072edad23fc2c

E treta ishte ajo e z. Xhan Keri (John Kerry), më 14 shkurt 2016.

MBI DEKLARIMET E ZËDHËNËSIT TË DEPARTAMENTIT TË SHTETIT RRETH VIZITËS SË SEKRETARIT BLINKEN NË SHQIPËRI.

Uashington, Amerikë | Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Methju Millër (Matthew Miller) dha detaje lidhur me vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit Entëni Blinken (Antony Blinken), në Tiranë.

Gjatë një konference për shtyp zëdhënësi Millër (Miller) theksoi se ky do të jetë udhëtimi i parë i Sekretarit në Shqipëri, dhe gjatë kohës së qendrimit atje, do të riafirmojë marrëdhëniet e ngushta të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.

Zëdhënësi Millër (Miller) e etiketoi Shqipërinë si partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor si dhe një zë i fortë i mbrojtjes së Ukrainës.

Do ta filloj me disa komente hyrëse për udhëtimin. Sekretari Blinken do të udhëtojë nesër për në Tiranë, Shqipëri dhe Mynih Gjermani. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Sekretarit në Shqipëri dhe gjatë kohës së qendrimit atje, do të riafirmojë marrëdhëniet e ngushta të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë. Shqipëria ka qenë një zë i fortë në mbështetjen e mbrojtjes së pavarësisë së Ukrainës, dhe lirisë kundër agresionit të tmerrshëm të Rusisë. Shqipëria ka qenë një lider kryesor gjatë presidencës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe si presidente e OSBE në 2020, por edhe një faktor kyç për stabilitetin dhe progresin në Ballkanin Perëndimor”, tha zëdhënësi i Millër (Miller).

Detaje mbi vizitën e sekretarit Blinken dhe edhe znj. Juri (Yuri) Kim, zëvendës ndihmëse sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane.

Vizita vjen si fillimi i 100 viteve të dyta të marrëdhënieve me Shqipërinë e SHBA-së, vjen në një kohë kur duam të shkojmë dhe të falënderojmë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë që ka qenë bashkëpunëtorja jonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2000. Gjithashtu duam të theksojmë, bashkëpunimin e madh që ka pasur Shqipëria me ne për afganët, dhe shqiptarët kanë vazhduar traditën e tyre historike për të strehuar të huajt. Do të takojmë Presidentin Begaj, dhe më pas do të ketë një takim me kryeministrin, kjo nuk është domosdoshmërish në kronologji, por do të ketë një takim dypalësh me kryeministrin. Ai do të ketë një takim të bukur me njerëz që kanë kaluar nëpër programe të ndryshme shkëmbimi tek Piramida e Tiranës, një investim shqiptaro-amerikan”, tha znj. Kim.

Sekretari Blinken do të vijë në Shqipëri më 15 shkurt 2024, dhe do të pritet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani në aeroportin “Nënë Tereza”.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ree

ree

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page