MINISTRIA E MBROJTJES NJOFTOI SE NË SHQIPËRI MBËRRITËN DRONET “BAJRAKTAR”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 1, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Dronet Bajraktar (Bayraktar) mbërritën në Shqipëri.
Ky lajm u njoftua nga Ministria e Mbrojtjes, e Republikës së Shqipërisë, në rrjetet sociale virtuale.
“Dronët Bayraktar, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, tashmë janë në Shqipëri!
Prej dy ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht po kryhet instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre.
Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes. Kjo arritje, simbol i dedikimit tonë drejt modernizimit dhe inovacionit në Forcat tona të Armatosura”, thuhet në shënim virtual të Ministrisë së Mbrojtjes.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments