MINISTRI KULEBA MBAJTI KONFERENCË PËR SHTYP ME MINISTRIN HASANI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 28, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitrio (Dmytro) Kuleba, u shpreh se Shqipëria e meriton plotësisht integrimin në Bashkimin Europian, dhe uroi që kjo të ndodhë sa më shpejt.
Ministri Kuleba i lëshoi këto deklarime gjatë zhvillimit të një konference me homologun shqiptar, Ilgi Hasani.
“Sot informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dron e raketa të Rusisë. Është e rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës.
Shqipëria dhe Ukraina janë vende europiane ramë dakord të vazhdojmë bashkërendimin. I uroj Shqipërisë një integrim sa më të shpejtë në BE, që vendi juaj e meriton dhe me kaq shumë të drejtë. Shqipëria është partnere e rëndësishme si anëtare e NATO.
Ndaj kemi diskutuar përgatitjet për samitin e NATO-s në Uashington, dhe vlerësova gatishmërinë e ministrit Igli Hasani, për të bashkërenduar e ndihmuar në këto përgatitje, për këtë mbledhje të rëndësishme.
Pritshmëritë tona janë që mes të tjerave një prej rezultateve të Samitit të Uashington do të jetë një hap më përpara drejt anëtarësimit të Ukrainës, që më në fund, do ta bëjë këtë pjesë të Evropës më të sigurtë, por do të rrisë edhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
Vlerësojmë bashkëpunimin tonë me vlerë në kuadër të organizatave ndërkombëtare”, tha ministri Kuleba.
“Faleminderit shumë të dashuar miq”, tha ministri Kuleba në gjuhën shqipe.
“Shpresoj se do të kuptoni nëse bëj ndonjë gabim”, shtoi ai më tej.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments