top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM TURK VIZITOI NAMAZGJANË E CILA NUK PËRUROHET PËR BESIMTARËT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 29, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, nisi dje turneun e tij zyrtar katërditor në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani, e thënë kjo nga burime të hapura të informimit masiv.

Z. Fidan pritet të takohet me homologët e tij, për të diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe, dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe botërore.

Gjatë vizitës së tij, ministri i Jashtëm Fidan do të takohet edhe me sipërmarrës (tregtarë) turq, dhe përfaqësues të komuniteteve turke, në vendet që do të vizitojë.

Ministri turk i Jashtëm Fidan fillimisht kreu një vizitë te Xhamia e Namazgjasë (të cilën, e ka pasqyruar në një shënim në rrjetin shoqëror virtual edhe Ministria e Jashtme turke, të cilin e shoqëroi edhe me disa fotografi: “Ministri ynë Hakan Fidan vizitoi Xhaminë e Namazgahut, e cila është në ndërtim e sipër me të mbërritur në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë.”)

Kumtohet se Turqia ka investuar rreth 30 milionë € për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë.

Më 13 maj të vitit 2015, presidenti turk Erdogan vendosi “gurin e parë të themelit”.

Mbështetur mbi përcaktimet e projektit xhamia e Namazgjasë do të jetë qendra më e madhe islame në mbarë trojet shqiptare dhe më gjerë në gadishullin ilirik.

Ajo do të përfshijë xhaminë, dhe disa salla (konferencash, mbledhjesh, ekspozitash, etj), përfshirë muzeun e parë islam në Ballkan, etj.

Kapaciteti i përgjithshëm i kompleksit do të jetë 20000 metra katrorë. 4.500 veta do të munden të kryejnë njëkohësisht ritet fetare.

Xhamia tashmë ka përfunduar, por ajo nuk po hapet për besimtarët, të cilët, në raste festash të mëdha islame falen në amiente publike, në sheshe ose në rrugë.

Sipas burimeve të shumta të hapura, kjo ndodh sepse presidenti turk Erdoagan nuk njeh drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ree

ree

ree

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page