MINISTRI I JASHTËM HASANI UROI PAVARËSINË E KOSOVËS | SHQIPËRIA ËSHTË MBËSHTETËSE DHE PROMOVUESE E KOSOVËS NË STRUKTURAT NDËRKOMBËTARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 17, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani shprehu urimet më të sinqerta për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Ministri Hasani tha: “Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës dhe mbështetëse e promovuese e vendit që asaj i takon në strukturat europiane, euroatlantike dhe ndërkombëtare.”
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!
Sot, ne festojmë lirinë e sovranitetin e Kosovës, por edhe përulemi për përpjekjet dhe sakrificat e jashtëzakonshme të vëllezërve e motrave tanë për një Kosovë demokratike, të sigurt e të begatë”, vijoi më tej ministri Hasani.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments