MINISTRI I JASHTËM HASANI MBAJTI KONFERENCË PËR SHTYP ME TË BASHKËNGJASHMIN FIDAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 29, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Ministri i Jashtëm, i Republikës së shqipërisë mbajti një konferencë shtypi me homologun turk, Hakan Fidan.
Gjatë konferencës ministri Hasani u shpreh se mes dy vendeve ka një miqësi historike dhe solide, dhe se së shpejti do të hyjë në fuqi marrëveshja për Njohjen Reciproke të Lejeve të Drejtimit.
“Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira. Marrëdhëniet mes vendeve tona kanë njohur vetëm rritje e konsolidim. Intensifikimi i dialogut politik mes nesh, ka sjellë një rritje të bashkëpunimit dypalësh. Diskutuam për bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe tregtare. Presim hyrjen në fuqi të marrëveshjes për Njohjen Reciproke të Lejeve të Drejtimit. Përmbushja me sukses e angazhimeve tona për 2024, do të kërkojë dhe bashkëpunimin me Turqinë. Vlerësoj Turqinë për mbështetjen në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha ministri Hasani ndër të tjera.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments