top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI HASANI: SHQIPËRIA NË KS-it BASHKOI KONTRIBUTIN ME ALEATËT PËR PAQE BOTËRORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 13, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizoi sot takimin përmbyllës “Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, kontribut për paqen dhe sigurinë globale gjatë kohërave më sfiduese.

Takimi u zhvillua me rastin e mbarimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

Gjatë ligjëratës së tij, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh se: “Shërbimi ynë i jashtëm ka merituar respektin e brendshëm e të jashtëm për performancën e vet. Realizuam me sukses një një nga detyrat më kërkuese në politikën e jashtme.

Punuam me vendosmëri për avancimin e axhendës së grave për paqe dhe siguri - tha më tej ministri Hasani - dhe shtoi se në qendër të përpjekjeve kishim respektimin e plotë të ligjit ndërkombëtar.

Ministri Hasani deklaroi se mandati i Republikës së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit erdhi në një kohë shumë të vështirë për botën.

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit tregoi gatishmërinë për të kontribuuar. Si bashkëpenëmbajtës me SHBA mbi Ukrainën, mbrojtëm me forcë kauzën e lirisë”, tha ministri Hasani.

“Çdo përpjekje për paqe është investimi më i mirë për të ardhmen. Shqipëria e ka pasur këtë parasysh çdo ditë që ka shërbyer në Këshillin e Sigurimit”, tha ai në mbyllje të ligjërimit të tij.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page