top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINATORËT U TUBUAN DHE PROTESTUAN VERBALISHT PËRPARA MINISTRISË | DENONCOJNË SHTYPJEN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 22, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Minatorë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë mbajtën një tubim përpara Ministrisë së Infrastrukturës, gjatë të cilit, protestuan verbalisht, akt ky që u krye në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Minatorëve.

Minatorët kërkuan miratimin e statusit të veçantë, ndërsa ndezën qirinj në shkallët e ministrisë, në kujtim të kolegëve minatorëve, që kanë vdekur nëpër galeri.

Minatorët kërkuan takim me ministren Balluku.

Para një ore pamë që një vendim i një grupi prej 9 deputetësh dërgoi në parlament ligjin për heqjen e zonave të mbrojtura, dhe në më pak se 10 minuta u votua, por, për minatrorët, nuk shpenzojnë asnjë minutë, për t’i shërbyer popullit të yre. Kanë shpenzuar vite për të na shtypur, për të na larguar nga vendi, e për të na varfëruar”, denoncoi gjatë fjalës së tij një minator.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page