MILETO; KALABRI | PASKUALE KALCONE (PASQUALE CALZONE) DHE ISH-BASHKËSHORTJA E TIJ ASSUNTA KURRA (CURRÀ) U GJETËN TË VDEKUR; DYSHOHET PËR VRASJE DHE VETËVRASJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Mileto, Kalabri, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:
1- Z. Paskuale Kalcone (Pasquale Calzone), me moshë 63 vjeç, kontabilist, dyshohet se vrau bashkëshorten e tij, Assunta Kurra (Currà), me moshë 55 vjeçe, me disa të shtëna me armë zjarri dhe më pas dyshohet se kreu vetëvrasje me të njëjtën armë.
Ngjarja ndodhi në Mileto, në provincën e Vibo Valentia-s.
Sipas raportimeve, çifti ishte ndarë prej rreth një viti. E dyshuara si vrasje dhe e dyshuara si vetëvrasje ndodhën në shtëpinë e tij.
Sipas hetimeve penale paraprake nga Karabinierët e Kompanisë Vibo Valentia, z. Kalcone (Calzone) dyshohet se e vrau bashkëshorten e tij me një armë të mbajtur ligjërisht gjatë një grindjeje që lidhej me ndarjen mes tyre.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments