PRESIDENTI KOLUMBIAN GUSTAVO PETRO: MUND TË NDALOJMË MONITORIMIN E OKB-së PËR GJETHEN E KOKËS | PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DOANLD TRUMP) E KA AKUZUAR SE KA TRE (3) FABRIKA KU PRODHON KOKAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Presidenti Gustavo Petro ka njoftuar se qeveria e tij mund të përjashtojë Kombet e Bashkuara nga monitorimi i prodhimit të kokës, duke vënë në pikëpyetje metodologjinë e OKB-së dhe duke hapur potencialisht një përçarje me bashkësinë ndërkombëtare.
Në një mesazh të postuar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social virtual Iks (X), Presidenti Petro e quajti treguesin e potencialit të prodhimit të kokainës të zhvilluar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) të ndërtuar keq, duke deklaruar se qeveria nuk ka më ndërmend ta përdorë atë.
“Kontrata 27-vjeçare me UNODC-në skadoi në dhjetor dhe zgjatja e saj tani është e pasigurt”.
Kështu raportoi enti mediatik spanjoll “El País” - i cili, specifikoi se qeveria kolumbiane beson se vlerësimet e OKB-së nuk pasqyrojnë realitetin e vendit dhe kanë kontribuar në kritikat ndërkombëtare ndaj politikës anti-drogë të Bogotës.
Presidenti Petro pohon se të dhënat alternative, bazuar në sistemet kombëtare të monitorimit satelitor, tregojnë një ndalesë në rritjen e kultivimit të kokës.
Në rast të një ndërprerjeje përfundimtare me OKB-në, qeveria po shqyrton mundësinë e dorëzimit të kontrollit drejtpërdrejt policisë.
Mosmarrëveshja vjen në një fazë delikate në marrëdhëniet me Uashingtonin, i cili, për vite me radhë ka përdorur të dhënat e OKB-së si parametrin kryesor për vlerësimin e angazhimit të Kolumbisë në luftën kundër trafikut të drogës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments