top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REXHIO KALABRI (REGGIO CALABRIA); ITALI | DY MILIONË € U GRABITËN NGA NJË FURGON I BLINDUAR QË TRANSPORTONTE VLERA MONETARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read
Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rexhio Kalabria (Reggio Calabria), Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:

1- Një automjet i blinduar që transportonte vlera monetare u grabit nga subjekte të paidentifikuar.


Vlera monetare e grabitur llogaritet në 2 milionë €.


Sipas vlerësimeve fillestare, grabitja e kryer këtë mëngjes në provincën e Rexhio Kalabrisë (Reggio Calabria), përgjatë autostradës, ndaj të një automjeti të blinduar që i përkiste kompanisë Sicurtransport, kap vlerën e afërsisht dy milionë eurove (€).


Sulmi me furgon ndodhi brenda një tuneli midis kryqëzimeve të Shillës (Scillas) dhe Banjarës (Bagnara), në drejtim të veriut.


Gjatë grabitjes, keqbërësit qëlluan disa herë, por nuk pati të lënduar.


Për të kryer grabitjen, grabitësit bllokuan trafikun duke vendosur dy makina të djegura përgjatë rrugës.


Policia e Shtetit dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page