top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ADMINISTRATA TRAMP (TRUMP) PO SHQYRTON NJË BLLOKADË DETARE PËR TË NDALUAR IMPORTET E NAFTËS NË KUBË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Administrata Tramp (Trump) po shqyrton mundësinë e vendosjes së një ndalimi të plotë të importit të naftës në Kubë”.


Tre burime të informuara i thanë këtë entit mediatik “Politico”.


Përshkallëzimi me sa duket u nxit nga disa kritikë të qeverisë kubane brenda administratës dhe u mbështet nga Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio.


Presidenti Tramp (Trump) nuk ka marrë ende asnjë vendim, por ky mund të jetë një nga veprimet e mundshme që Uashingtoni synon të ndërmarrë për të nxitur ndryshimin e regjimit në Kubë.


Energjia është mjeti për të mbytur dhe shkatërruar regjimin kubanez”, deklaroi një nga burimet.


Do të ishte gjithashtu një hap përpara krahasuar me bllokadën, të njoftuar nga Presidenti Tramp (Trump) javën e kaluar, të importeve të naftës kubaneze nga Venezuela.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page