BASHKIMI EVROPIAN: PËR MBROJTJEN E UKRAINËS KEMI INVESTUAR RRETH 200 MILIARDË € QË NGA FILLIMI I LUFTËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Ne përsërisim angazhimin dhe mbështetjen tonë të plotë për Ukrainën që nga dita e parë dhe në mënyrë të vazhdueshme, së bashku me vendet anëtare.
Ne jemi mbështetësit kryesorë, duke siguruar deri më tani pothuajse 200 miliardë euro”.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian e bëri këtë deklaratë gjatë konferencës së përditshme për shtyp.
I pyetur në lidhje me idenë e një ushtrie evropiane, të rilançuar nga Presidenti Volodimir Zelenski në Davos, Brukseli theksoi se deri më tani e ka integruar Kievin në programe mbrojtëse, të tilla si “SAFE” dhe “EDIP”, duke i mundësuar të kryejë prokurime të përbashkëta me shtetet anëtare dhe duke i lejuar industrisë së tij të investojë së bashku me ato evropiane.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments