LEZHË | U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR DY GANGO NGA MAMURRASI QË KRYENIN GRABITJE ME ARMË ZJARRI PLASTIKE; EMILJANO NIKOLLI (LLESHAJ) DHE AUREL LULI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 2 min read

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Emiljano Nikolli (Lleshaj), me moshë 30 vjeç.
2- Z. Aurel Luli, me moshë 23 vjeç.
Njoftim | Lezhë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”.
Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës.
Zbardhen dy vjedhje të xhiros ditore dhe të një sasie nafte në dy karburante në territorin e Kukësit dhe të Lezhës.
Vodhën nën kërcënimin e një pistolete lodër, lekë dhe naftë në dy karburante, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të këtyre rasteve.
Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, pistoleta lodër me të cilën këta dy shtetas kërcënuan punonjësit e karburanteve.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Kukës, menjëherë pas njoftimeve të marra se në autostradën “Milot-Morinë” dhe në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër” dy shtetas të paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje pistoletë, kanë vjedhur shuma parash (xhirot e turnit) dhe një sasi nafte, kanë organizuar punën për zbardhjen e këtyre rasteve, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga strukturat hetimore të dy drejtorive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, u bë e mundur zbardhja e dy vjedhjeve të kryera, identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve E. N. alias E. Ll., 30 vjeç, dhe A. L., 23 vjeç, të dy banues në Mamurras.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. L., Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, një pistoletë lodër, me të cilën dyshohet se këta shtetas kanë kërcënuar punonjësit e dy karburanteve për të kryer vjedhjet.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se rreth orës 21:15 të mbrëmjes së datës 21.01.2026 dhe rreth orës 00:30 të mëngjesit të datës 22.01.2026, këta shtetas, duke kanosur me armë lodër pistoletë, dy punonjës të dy karburanteve në autostradën “Milot-Morinë” dhe në aksin “Lezhë–Shkodër”, kanë vjedhur shuma parash (xhiron e turnit) dhe, në njërin prej këtyre karburanteve, kanë marrë edhe një sasi nafte.
Punohet intensivisht për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)















































Comments