top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | KOMUNISTËT E FËLLIQUR NË PUSHTET NUK SIGUROJNË ENERGJI ELEKTRIKE PËR POPULLATËN; NË HAVANË U PROTESTUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Tensionet po rriten në Havanë për shkak të ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike të shkaktuara nga kriza energjitike në Kubë.


Në lagjen El Kano (Cano) të kryeqytetit, dhjetëra banorë dolën në rrugë pas më shumë se nëntë orësh pa energji elektrike.


Nuk mund ta duronim më; nuk kishte energji elektrike gjithë ditën dhe fëmijët qanin nga uria”.


Kështu tha një grua për mediat vendore - duke shpjeguar se pa energji elektrike, gatimi ishte i pamundur.


Sipas dëshmitarëve, protestuesit u mblodhën në parkun përpara kishës së lagjes dhe pak më vonë, energjia elektrike u rikthye.


Raportime të ngjashme vijnë nga zona të tjera të kryeqytetit.


Në komunën Diez de Oktubre (Octubre) - e thënë shqip “Ditët e Tetorit” - ndërprerjet e energjisë kanë prishur funksionimin e bankomateve, ndërsa në Guanabakoa, ndërprerjet e energjisë kanë zgjatur deri në dhjetë orë, të përkeqësuara nga mungesat e karburantit dhe gazit shtëpiak.


Enti mediatik “Martí Noticias” raporton gjithashtu ndërprerje në provincat e Matanzas, ku ndërprerjet e energjisë kanë ndërprerë pompimin e ujit për ditë të tëra, dhe Santiago de Kuba (Cuba), ku ndërprerjet zgjasin 18-20 orë në ditë.


Kompania shtetërore “Unión Eléctrica” njoftoi sot një deficit prej 1,745 megavatësh, afërsisht gjysma e kërkesës, duke konfirmuar ashpërsinë e krizës energjetike që ka zgjatur tashmë më shumë se një vit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page