MILAN RADOIÇIÇ AKUZOHET SE KA VRARË SERBË NË VERI TË KOSOVËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 3, 2024
- 1 min read
Prishtinë, Kosovë | Rrugët në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan janë mbushur me parrulla kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç.
Z. Radoiçiç akuzohet për vrasjen e shumë serbëve.
“Kush është z. Radoiçiç? Patriot i rrejshëm i dyshuar për vrasje të shumta të serbëve në Kosovë. Pronar i një laboratori të drogës. Krimineli që abuzoi me rininë tonë për pasurim personal. Terrorist. Thuani JO organizatës terroriste (Listës Serbe)”, thuhet në përmbajtjen e disa prej parrullave, të vendosura në komunat veriore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments