top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MEPJ: MARRËVESHJE PËR PENSIONE ME 16 SHTETE | NË PROCES 17 MARRËVESHJE ME SHTETE TË TJERA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 11, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, ishte e fundit në vazhdën e 16 marrëveshjeve të nënshkruara nga vendi ynë me shtetet e tjera.

Ky fakt u bë i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila, tha se marrëveshje të ngjashme deri tani janë nënshkruar me Austrinë, Maqedoninë e Veriut, Belgjikën, Malin e Zi, Çekinë, Rumaninë, Gjermani, Turqi, Hungari, Zvicër, Kanadanë, Bullgarinë, Kosovën, Kroacinë, Luksemburgun dhe Italinë.

MEPJ tha gjithashtu se 17 marrëveshje për Mbrojtjen Sociale janë në proces negocimi me shtetet Greqi, Moldavi, Danimarke, Slloveni, Holandë, Australi, SHBA, Francë, Poloni, Suedi, Serbi, Norvegji, Spanjë, Islandë, Mbretëri E Bashkuar, Finlandë, EBA.

Ndërsa tre marrëveshje për Mbrojtjen Sociale janë në proces vlerësimi me: Indinë, Izraelin dhe Arabinë Saudite.

Objekt i këtyre marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

ree

ree

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page