ME URDHËR TË SPAK-ut U ARRESTUAN ARTUR HOXHOSMANI + ERVIN HOXHOSMANI + ERMIR NDREAJ + ILIR LLOSHI | NË QELI IU KOMUNIKUA AKUZË PENALE PLARENT DERVISHAJT + ERION ALIBEJT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 25
- 5 min read
Updated: Jul 27

Tiranë, Shqipëri | Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) u arrestuan:
1- Z. Artur Hoxhosmani.
2- Z. Ervin Hoxhosmani.
3- Z. Ermir Ndreaj.
4- Z. Ilir Lloshi*.
5- Z. Plarent Dervishaj.
6- Z. Erion Alibej (këtyre dy të fundit iu komunikua akuzë penale brenda ambienteve të burgut).

Shpallën në kërkim policor kombëtar dhe ndërkombëtar:
1- Z. Elidon Skëndaj (i njohur edhe si Devid Patrut ose si Devid Boraj), i cili, dyshohet se ndodhet në Dubai, ndaj të cilit, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) ka shqiptuar masë sigurimi vetjak “arrest në burg”.
Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Ora.
2- Bizhu.
3- Automjete.
Veprimet u kryen me urdhër të prokurorit të Posaçëm Adnan Xholi për shkelje penale të lidhura me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Z. Ilir Lloshi* përmendet në dëshminë e të penduarit të Drejtësisë së Posaçme Penale Erion Alibej, i cili, ka deklaruar se:
1- Ilir Lloshi njihet si “Liçja”, dhe, është shok fëmijërie me Hajdar Çopjan.
Dëshmia | Ne me vëllezërit Çopja kemi patur lidhje dhe vëllai im Endriti ka pas shkuar me ato.
Në bazë të analizave të mia, duke filluar nga ngjarja e parë kur u vra vëllai im dhe sot e kësaj dite, mendoj se përplasja ka lindur si pakënaqësi dhe inate të brendshme apo sedre të atyre, që kur vëllezërit Çopja bënë një tentativë vrasje në Elbasan ndaj disa personave të tjerë.
Ngjarje e cila është hetuar nga policia e Elbasanit, midis vëllezërve Çopja dhe një personi të quajtur Ervis. Endriti nga grupi tjetër i Ervisit, njërin nga vëllezërit e tij e kishte shumë shok.
Njëri nga ato persona i ka kërkuar Endritit para borxh, diku te 30 mijë euro.
Në momentin që familja Çopja e mori vesh nuk i erdhi mirë dhe filloi të fliste që Endriti nuk bëri mirë që ua kishte dhënë paratë.
Kam dëgjuar se familja Çopja ka qenë ortake me një anglez. Ato e kanë bërë vetë lojën që ti merrnin anglezit 25 kg nga 50 sa ishte sasia.
Nëpërmjet një personi, “Liçja” që çuan tek anglezi me pretendimin që ky ishte personi që kishte mallin dhe ky e humbi.
Liçja mesa di unë quhet Ilir Lloshi nga Elbasani, është gjallë dhe është moshatar me Çopjat.
Unë shtroj pyetjen si ka mundësi që Liçja është gjallë dhe njerëzit e mi janë vrarë kur supozohet se zanafilla e vrasjeve është 50 kg i kokainës?
Njoftim | Policia e Shtetit.
Finalizohet operacioni “OROLOGI”.
Ekzekutohen 6 masa sigurie.
Sekuestrohen armë, orë të shtrenjta, automjete luksoze e sende të tjera të vlefshme për hetimin.
Në kuadër të operacionit “OROLOGI”, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, BKH-në dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë, u bë i mundur ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për caktimin e masës së sigurisë me karakter personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasit:
A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.
E. N., 44 vjeç, banues në Tiranë.
P. D., 53 vjeç, banues në Durrës, aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit IEVP, Rruga “Jordan Misja”, Tiranë.
K. H., 37 vjeç, banues në Tiranë.
E. A. (alias E. D., alias A. D.), 39 vjeç, banues në Elbasan, aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit IEVP, Rruga “Jordan Misja”, Tiranë.
I. Ll., 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.
Ndërsa për shtetasin D. P. (alias D. B., alias E. S.), 38 vjeç, banues në Vlorë, nuk u bë e mundur ekzekutimi i masës së sigurisë, pasi nuk u gjet; u shpall në kërkim.
Të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Po gjatë operacionit, janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat janë sekuestruar:
3 armë zjarri të llojit pistoletë, 43470 euro, 5000 franga zvicerane, 3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volkswagen Golf 7a dhe një Volkswagen Sharan, 1 skaf luksoz i markës “Hull Works Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar, 1 orë Rolex model 126613LN, 1 orë Richard Mille, model McLaren RM50-03/68, 16 aparate celularë, kryesisht të markave iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive, 19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim, dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama, 1 dron, 8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili dhe sende të tjera që i shërbejnë hetimit.
Materialet procedurale iu kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për të bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit në luftën kundër krimit të organizuar, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
GJYKATA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR (GJKKO) URDHËROI LIRIMIN E MËNJËHERSHËM NGA PARABURGIMI TË ILIR LLOSHIT | SPAK-u E KISHTE ARRESTUAR GABIMISHT.

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) urdhëroi lirimin e mënjëhershëm të:
1- Z. Ilir Lloshi.
Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Deklaratë | “S’kam lidhje me keto punë, unë nuk kam dalë asnjëherë jashtë shtetit”, tha z. Lloshi në fjalën e tij.
Ballafaqimi me bashkëpunëtorin e Drejtësisë së Posaçme Penale Erion Alibej, shto verifikimi i fotografive, konfirmoi se nuk bëhej fjalë për të njëjtin subjekt që dyshohej i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
GjKKO-ja ka konfirmuar masat e sigurimit vetjak “arrest në burg” për:
1- Z. Artur Hoxhosmani.
2- Z. Klevis Hoxhosmani.
3- Z. Ermir Ndrejaj.
4- Erion Alibej (bashkëpunëtor i autoriteteve të Drejtësisë së Posaçme Penale).
5- Z. Plarent Dervishaj (ky i fundit u largua nga salla e gjykimit para shpalljes së vendimit, sepse, gjykata i tërhoqi vëmendjen që të mos fliste pa leje).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments