PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: PO PUNOJMË PËR NJË TAKIM TË RI ME RUSINË NË STAMBOLL; VAZHDIMI I SHKËMBIMIT TË TË BURGOSURVE ËSHTË NË TRYEZË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 3
- 1 min read
Updated: Aug 8

Kiev, Ukrainë | “Kievi po punon për një takim të ri negociues me palën ruse në Stamboll”.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e njoftoi këtë në një postim në Telegram.
“Ne diskutuam procesin e negociatave me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, dhe Shefin e Zyrës, Andri Jermak (Andriy Yermak), në veçanti zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë takimeve me palën ruse në Stamboll dhe përgatitjen e një takimi të ri”, shkroi Presidenti Zelenski.
“Ndër çështjet kryesore është vazhdimi i shkëmbimit të të burgosurve të luftës”, shtoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments