SPAK-u MERR ZYRTARISHT TË PANDEHUR KRYETARIN E ARRESTUAR TË BASHKISË SË TIRANËS ERION VELIAJ DHE BASHKËSHORTEN E TIJ AJOLA XOXA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 23
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pritet t’i kumtojë sot akuzat penale:
1- Kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili, ndodhet në paraburgim (i arrestuar më 10.02.2025).
2- Znj. Ajola Xoxa (bashkëshortja e tij), me masë sigurimi vetjake “Detyrim Paraqitje”.
Ndaj z. Veliaj hetimet penale paraprake mbyllen më:
1- 29.09.2025 (prokurorët kanë kërkuar zgjatjen e afateve të tyre).
Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) i komunikuan akuzat penale z. Erion Veliaj në IEVP Durrës.
Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka ngritur katër (4) akuza penale:
1- Korrupsion (8 herë).
2- Pastrim parash.
3- Fshehje pasurie.
4- Futje e paligjshme e sendeve në burg.
Agjentët e BKH-së qëndruan disa minuta për të për përmbushur aktin procedurial penal në raposrt me z. Veliaj.
Njoftim | Lajm në përditësim, …
Deklaratë | Siç jemi njohur nga mediat e ‘SPAK’, që nesër pritet njoftimi i akuzës dhe përfundimi i hetimit, 163 ditë pas arrestimit të z. Veliaj, i jep për herë të parë mundësinë të shqyrtojë dhe të sfidojë siç duhet akuzat që janë ngritur ndaj tij, të analizojë provat e prokurorisë, të paraqesë prova dhe argumente ligjore në mbrojtje të tij.
Jemi thellësisht të shqetësuar që praktika e nxjerrjes së informacioneve mbi procedurat e çështjes penale të z. Veliaj vijon edhe në rrethanat e një takimi të prezumuar që do të mbahet nesër mes avokatëve të tij dhe SPAK-ut.
Njoftimi i medias apo marrja e informacionit nga ana e medias përpara se vetë personit nën hetim, z. Veliaj, është një provë tjetër e faktit që kjo është një taktikë joligjore e prokurorisë për të sugjeruar në publik fajësinë e z. Veliaj.
Zbulimi i përsëritur dhe i paligjshëm i informacioneve që përbëjnë sekret hetimor mbi çështjen e z. Veliaj ka vijuar pa ndërprerje që nga dita e arrestimit të tij, në një përpjekje të qëllimshme për ta paragjykuar.
Mosfillimi i asnjë procedimi penal nga ana e Prokurorisë së Posaçme për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 295/a (“Zbulimi i akteve ose dhe të dhënave sekrete”) i Kodit Penal tregon qartë bashkëpunimin e këtij organi në realizimin e kësaj vepre penale.
Siç jemi njohur nga mediat e ‘SPAK’, që nesër pritet njoftimi i akuzës dhe përfundimi i hetimit nga SPAK, 163 ditë pas arrestimit të z. Veliaj, i jep për herë të parë mundësinë të shqyrtojë dhe të sfidojë siç duhet akuzat që janë ngritur ndaj tij, të analizojë provat e prokurorisë, të paraqesë prova dhe argumente ligjore në mbrojtje të tij, u tha në reagimin e avokatëve mbrojtës të kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires