SENATI I SHTETEVE TË BASHKUARA KONFIRMOI PERSONALITETIN TELEVIZIV XHENIN (JEANINE) PIRRO NË POSTIN KYÇ TË PROKURORES SË SHBA-ës NË UASHINGTON D.C.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 3
- 2 min read
Updated: Aug 7

Uashington, Amerikë | Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar ish-gjyqtaren dhe personalitetin televiziv Xhenin (Jeanine) Pirro në postin kyç të Prokurores së ShBA-ës në Uashington D.C., duke u bërë prezantuesja e fundit e entit mediatik “Fox News” që nominohet nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) për një post të nivelit të lartë.
Znj. Pirro u nominua me 50 vota pro dhe 45 kundër për të shërbyer si Prokurore e ShBA-ës për Distriktin e Kolumbias, pas një kërkese specifike nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) që Senati i dominuar nga republikanët të mblidhet këtë fundjavë për të miratuar nominimet e saj.
Në muajin maj, presidenti, i cili, e do televizionin, i cili, është mbështetur shumë te prezantuesit konservatorë të mediave për të rekrutuar anëtarë të administratës së tij, emëroi znj. Pirro si Prokurore të Përkohshme të ShBA-ës në kryeqytet.
Ish-Prokurorja e guximshme 74-vjeçare nga Uestçestër (Westchester), Jorku i Ri (New York), u përshkrua nga Presidenti Tramp (Trump) si në një klasë më vete.
Ajo bëri emër duke drejtuar disa programe televizive, përfshirë “Justice with Justice Jeanine”, i cili, u transmetua për 11 vjet në entin mediatik Faks Njuz (Fox News), rrjetin e preferuar të konservatorëve.
Me pozicionin e saj si Prokurore e Përgjithshme e ShBA-ës, një nga pozicionet më të larta në vend, znj. Pirro i bashkohet radhëve të rekrutëve të tjerë për pozicione të larta në rrjetet lajmesh 24-orëshe.
Sekretari i Mbrojtjes Pit Hegsëth (Pete Hegseth) ishte bashkë-prezantues i “Fox & Friends Weekend”, dhe Sekretari i Transportit Sin Dafi (Sean Duffy) ishte një konkurrent i reality show-t dhe bashkë-prezantues i “Fox Business”.
Z. Dik (Dick) Durbin, demokrati me renditje në Komitetin Gjyqësor të Senatit, tha se znj. Pirro nuk duhet të jetë kurrë një Prokurore e Përgjithshme e përhershme e ShBA-ës.
Ai përmendi promovimin e teorive konspirative nga znj. Pirro në lidhje me zgjedhjet e vitit 2020.
Ajo ishte gjithashtu një nga prezantueset më të shquara të paditura për shpifje nga prodhuesi i makinave të votimit Dominion, gjë që e shtyu entin mediatik “Fox News” të paguante një shumë marramendëse prej 787.5 milionë dollarësh për të zgjidhur padinë.
Znj. Pirro është gjithashtu autore e disa librave që mbështesin z. Danlld Tramp (Donald Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments