RRUGA “ISMAIL KRYEZIU”; FSHATI LANDOVICË; PRIZREN | XHAFER BRAHAJ U ARRESTUA; TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NGA NJË AUTOMJET NË LËVIZJE; NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR TRE VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 3
- 1 min read

Rruga “Ismail Kryeziu”, Fshati Landovicë, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Xhafer Brahaj, me moshë 23 vjeç.
Ai konsiderohet doras në të shtënat me armë zjarri në ajër nga një automjet me targa të huaja në lëvizje, rreth orës 03:55, të datës 03.08.2025.
Gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
2- “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
3- “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments