top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI I SALVADORIT NAIB (NAYIB) BUKELE: MANDATI I PAKUFIZUAR PRESIDENCIAL PËR MUA NUK ËSHTË FUNDI I DEMOKRACISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 13 hours ago
  • 1 min read
ree

Salvador | Presidenti i Salvadorit, Naib (Nayib) Bukele, argumentoi se miratimi i fundit nga parlamenti i rizgjedhjes presidenciale të tij për një kohë të pacaktuar nuk përfaqëson fundin e demokracisë.


Nëntëdhjetë përqind e vendeve të zhvilluara lejojnë rizgjedhjen e pacaktuar të kryeministrit të tyre dhe askush nuk interesohet.


Por kur një vend i vogël dhe i varfër si Salvadori përpiqet të bëjë të njëjtën gjë, papritmas është fundi i demokracisë”, shkroi udhëheqësi konservator në një postim në gjuhën angleze në platformën e mediave sociale virtuale Iks (X).


Të enjten, Asambleja Legjislative e Salvadorit, e kontrolluar nga partia në pushtet, miratoi një amendament kushtetues të propozuar që i hap rrugën Presidentit Bukele që të qëndrojë në pushtet për një kohë të pacaktuar, duke shkaktuar kritika nga ata që kanë frikë nga konsolidimi i një sistemi autokratik në vend.


Presidenti Bukele, 44 vjeç, erdhi në pushtet në vitin 2019 dhe u rizgjodh në vitin 2024, pavarësisht se kushtetuta e Salvadorit ndalon mandatet e njëpasnjëshme.


Në atë kohë, Gjykata Kushtetuese - e përbërë nga një shumicë gjyqtarësh të emëruar nga ai vetë - vendosi se pengimi i presidentit për të kandiduar për detyrë shkelte të drejtat e tij të njeriut.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page