top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “THOMA FILIPEU”; LAGJJA “FRESKU”; TIRANË | XHONATAN QERIMI U ARRESTUA; KLEJVIS CAKA (LUSHA) DHE ANDI GURRA U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR; KONSIDEROHEN TË PËRFSHIRË NË PLAGOSJEN E JUGLEN ABAZIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 3
  • 2 min read
ree

Rruga “Thoma Filipeu”, Lagjja “Fresk”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Xhonatan Qerimi, me moshë 27 vjeç.


Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Klejvis Caka (Lusha), me moshë 26 vjeç.

2- Z. Andi Gurra, me moshë 26 vjeç.


Ata konsiderohen të përfshirë në plagosjen me armë zjarri të:

1- Z. Juglen Abazi, me moshë 28 vjeç (ngjarje kriminale e ndodhur në datën 02.08.2025 - në mbrëmje).

Z. Klejvis Caka i kapur nga sistemet publike të vëzhgimit me armë zjarri të shkurtër (brezi) në dorë.
Z. Klejvis Caka i kapur nga sistemet publike të vëzhgimit me armë zjarri të shkurtër (brezi) në dorë.

Njoftim | Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.


Identifkohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, ndodhur dje në mbrëmje në zonën e Freskut.


Arrestohet njëri prej bashkëpunëtorëve të tij, shpallet në kërkim tjetri.


Në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Thoma Filipeu”, në Fresk, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 28-vjeçari J. A., specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij.


Në vijim të veprimeve proceduriale:


-U shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi K. C. (L.), 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;


-U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Q., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”;


-U shpall në kërkim shtetasi A. G., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.


Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Xh. Q. dhe A. G. kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja.


Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page