SEGMENTI RRUGOR “GJAKOVË-KLINË”; RAHOVEC | SHABAN SHALA U TENTUA TË VRITEJ ME ARMË ZJARRI DIKU MES FSHATRAVE KRAMOVIK DHE MRASOR (PRANË RESTORANT “BLINI”).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 17 hours ago
- 1 min read

Aksi rrugor “Gjakovë-Klinë”, Rahovec, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Në segmentin rrugor “Gjakovë-Klinë” - diku mes fshatrave Kramovik dhe Mrasor, pranë Restorant “Blini”, rreth orës 01:00, të datës 03.08.2025 - u shti me armë zjarri ndaj:
a- Z. Shaban Shala, me moshë 39 vjeç.
Ai ishte pasagjer në një automjet, por, kish dalë jashtë prej automjetit për të kryer nevojat vetjake (fizologjike).
Dëshmitarët (të afërm të tij) dëgjuan një të shtënë me armë zjarri; ata e transportuan për ndihmë mjekësore; gjendet nën observim mjekësor.
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasje në tentativë”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires