top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“URA E KARDHIQIT”; GJIROKASTËR | U ARRESTUAN KLAJDI BILBILI; ALTIN ALLA; DANJEL DITA; TRANSPORT EMIGRANTËSH TË PALIGJSHËM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 21 hours ago
  • 2 min read
ree

Ura e Kardhiqit”, Gjirokastër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Klajdi Bilbili, me moshë 29 vjeç.

2- Z. Altin Alla, me moshë 48 vjeç.

3- Z. Danjel Dita, me moshë 34 vjeç.

4- Një subjekt të mitur, me moshë 17 vjeç.


Njoftim | Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, Sektorin Operacional dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Attempt 2", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:


K. B., 29 vjeç, A. A., 48 vjeç, si dhe një shtetas i mitur 17 vjeç, të tre banues në Lushnje.

 

Gjithashtu, u bë ndalimi i shtetasit D. D., 34 vjeç, banues në Lushnje, pasi dyshohet se kishte rolin e organizatorit në këtë veprimtari kriminale.


Shtetasi i mitur 17 vjeç, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Ura e Kardhiqit", duke drejtuar  automjetin tip "Mercedez Benz", pa leje drejtimi, po transportonte kundrejt fitimit, 9 emigrantë nga Egjipti, në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, si dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për kontroll, por braktisi automjetin dhe u largua, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page