MBRETËRIA E DANIMARKËS | ME MIJËRA NJERËZ PO PROTESTOJNË NË KOPENHAGEN KUNDËR PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PËR ÇËSHTJEN E GROENLANDËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 21 hours ago
- 1 min read

Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | Disa mijëra njerëz po demonstrojnë në Kopenhagen për të protestuar kundër Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) dhe planeve të tij për Groenlandën.
Një gazetar i agjencisë franceze të lajmeve “Afp” raportoi se:
1- “Protestuesit, që mbanin flamuj të Groenlandës dhe Danimarkës, formuan një det të kuq e të bardhë me ngjyrat e këtyre flamujve në sheshin e bashkisë, duke brohoritur emrin e Groenlandës në gjuhën groenlandeze: 'Kalaallit Nunaat'”.
Protestuesit valëvitnin pankarta me slogane si “Make America Go Away”, një parodi e sloganit MAGA, dhe “ShBA-ës tashmë kanë shumë akull”.
Demonstrata të mëtejshme janë planifikuar në vendin skandinav, në Aarhus (qendër), Aalborg (veri) dhe Odense (jug), të iniciuara nga disa organizata të Groenlandës.
“Është e rëndësishme për mua të marr pjesë, sepse kjo ka të bëjë në thelb me të drejtën e popullit të Groenlandës për vetëvendosje.
Nuk mund ta lejosh veten të frikësohesh nga një shtet, nga një aleat. Është çështje e së drejtës ndërkombëtare”, tha znj. Kirsten Hjoernholm, 52 vjeçe, punonjëse e OJQ-së “Action Aid Denmark”, gjatë protestës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments