top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI KEËR STARMËR (KEIR STARMER): TARIFAT E SHPALLURA NGA PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) MBI GROENLANDËN JANË KREJTËSISHT TË GABUARA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 16 minutes ago
  • 1 min read

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) dënoi tarifat e shpallura nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) mbi Groenlandën, duke i quajtur ato krejtësisht të gabuara; duke këmbëngulur se Groenlanda është pjesë e Danimarkës dhe e ardhmja e saj është një çështje për groenlandezët dhe danezët.


Qëndrimi ynë për Groenlandën është shumë i qartë; është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës dhe e ardhmja e saj është një çështje për groenlandezët dhe danezët.


Ne gjithashtu e kemi bërë të qartë se siguria e Arktikut është e rëndësishme për NATO-n në tërësi dhe se aleatët duhet të bëjnë më shumë së bashku për të adresuar kërcënimin rus në pjesë të ndryshme të Arktikut.


Vendosja e tarifave ndaj aleatëve në ndjekje të sigurisë kolektive të aleatëve të NATO-s është krejtësisht e gabuar.


Natyrisht, ne do ta trajtojmë këtë çështje drejtpërdrejt me administratën amerikane”, tha Kryeministri Starmër (Starmer).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page