PROKURORI I TEHERANIT ALI SALEHI: NUK KA NDALIM TË EKZEKUTIMEVE TË PROTESTUESVE; PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) FLET PA BAZA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 17
- 1 min read

Teheran, Iran | “Prokurori i Teheranit, Ali Salehi, ka hedhur poshtë pretendimet e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) se dënimet me vdekje për qindra të burgosur iranianë janë përmbysur, duke i quajtur ato të pabaza dhe të panevojshme”.
Kështu raportuan entet mediatike anti-regjim “Iran International” dhe “IranWire” por edhe organizata “Hrana”.
“Ai duhet të merret me punët e veta”, tha Prokurori Salehi, duke theksuar se përgjigjja e gjyqësorit ndaj protestuesve do të jetë vendimtare, parandaluese dhe e shpejtë.
Pa dhënë detaje specifike, Prokurori Salehi tha se janë ngritur aktakuza në disa raste që lidhen me protestat dhe se dosjet janë dërguar në gjykatë për gjykim penal.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments