top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARAGUAI | U NËNSHKRUA MARRËVESHJA MES BASHKIMIT EVROPIAN DHE VENDEVE TË MERCOSUR-it.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 16 hours ago
  • 1 min read

Asuncion, Paraguai | Bashkimi Evropian dhe vendet e Mercosur-it kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare që prek rreth 700 milionë konsumatorë.


Marrëveshja, fryt i 26 viteve negociatash, u nënshkrua së fundmi në prani të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) dhe presidentit aktual të aleancës Mercosur, udhëheqësit paraguaian Santiago Pena (Peña), në një vend shumë simbolik; në amfiteatrin e Bankës Qendrore të Paraguait, ku “Traktati i Asuncionit” që krijoi Mercosur-in u nënshkrua në vitin 1991 nga krerët e shteteve të Argjentinës, Brazilit, Paraguait dhe Uruguait.


Kjo marrëveshje i dërgon një sinjal të fortë botës. Kjo pasqyron një zgjedhje të qartë dhe të qëllimshme.


Ne preferojmë tregtinë e drejtë ndaj taksave doganore, ne zgjedhim një partneritet produktiv dhe afatgjatë dhe, mbi të gjitha, synojmë t'u ofrojmë përfitime reale dhe të prekshme qytetarëve dhe kompanive tona”.


Kështu tha Presidentja von der Leien (Leyen), duke theksuar se po krijojmë zonën më të madhe të tregtisë së lirë në botë, një treg me vlerë pothuajse 20% të PBB-së globale, me mundësi të pallogaritshme për 700 milionë qytetarët tanë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page