IRANI PO PLANIFIKON MBYLLJE TË PËRHERSHME TË INTERNETIT | QASJE NË INTERNET DO TË KENË VETËM BESNIKËT E REGJIMIT ISLAMIK TË AJATOLLAHËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 17 hours ago
- 1 min read

Tehean, Iran | “Sipas veprimtarëve iranianë të të drejtave dixhitale, Irani po planifikon të braktisë përgjithmonë internetin global, duke lejuar vetëm individët e kontrolluar nga regjimi të lidhen në internet”.
Kështu raporton enti mediatik “The Guardian”.
“Një plan sekret është duke u zhvilluar për ta kthyer aksesin ndërkombëtar në internet në një privilegj qeveritar”, sipas një raporti nga “Filterwatch”, një organizatë që monitoron censurën e internetit në Iran, duke cituar disa burime iraniane.
Media shtetërore dhe zëdhënësit e qeverisë kanë sinjalizuar tashmë se ky është një ndryshim i përhershëm, duke paralajmëruar se aksesi i pakufizuar nuk do të kthehet pas vitit 2026.
“Sipas planit, iranianët me leje sigurie ose që kanë kaluar kontrollet qeveritare do të kenë qasje në një version të filtruar të internetit global”, tha z. Amir Rashidi, kreu i “Filterwatch”.
Të gjithë iranianët e tjerë do të kenë qasje vetëm në internetin kombëtar; një internet paralel vendas, i izoluar nga pjesa tjetër e botës.
Mbyllja e vazhdueshme e internetit në Iran filloi më 8 janar, pas 12 ditësh protestash kundër regjimit në rritje.
Është një nga mbylljet më të rënda të internetit në histori, më e gjatë se mbyllja e Egjiptit në vitin 2011 gjatë protestave në Sheshin Tahrir.
Një zëdhënës i qeverisë u tha dje mediave iraniane se interneti ndërkombëtar do të mbetet i bllokuar të paktën deri në Novruz, Vitin e Ri Persian, i cili, zakonisht bie rreth 20 marsit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments