PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): ERDHI KOHA PËR TË KËRKUAR UDHËHEQJE TË RE POLITIKE PËR IRANIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 17
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), bëri thirrje për fundin e regjimit të Ajatollah Ali Khameneit.
“Është koha për të kërkuar lidership të ri për Iranin”, tha Presidenti Tramp (Trump) në një intervistë me entin mediatik “Politico”.
“Khamenei është fajtor për shkatërrimin e plotë të vendit dhe përdorimin e dhunës në një nivel të paparë”, tha Presidenti Tramp (Trump), duke theksuar se që Irani të vazhdojë të funksionojë, lidershipi duhet të përqendrohet në menaxhimin e duhur të vendit, siç bëj unë në Shtetet e Bashkuara, dhe jo në vrasjen e mijëra njerëzve për të mbajtur vendin.
“Khamenei është një njeri i sëmurë që duhet ta drejtojë vendin e tij siç duhet dhe të ndalojë së vrari njerëz. Vendi i tij është vendi më i keq në botë për të jetuar për shkak të lidershipit të tij të tmerrshëm”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments