top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MAQEDONI: U SHKARKUAN MINISTRAT FATMIR MEXHITI DHE AZIR ALIU.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 10, 2024
  • 2 min read
ree

Shkup, Maqdoni e Veriut | Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi për shkarkimin e dy ministrave të Qeverisë teknike.

Ata ishin nga radhët e Aleancës për Shiptarët (ASH) pasi kishin mbështetur propozimin e kësaj partie që në zgjedhjet e majit t’i bashkoheshin bllokut opozitar shqiptar - Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Shkarkimi i ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe i ministrit të Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Azir Aliu, ka rezultuar me tensione e polemika të shumta mes partive në pushtet dhe opozitë.

Shkarkimi i tyre u krye mbrëmë në mesnatë.

Në arsyetimin e kërkesës për shkarkimin e tyre, kryeministri teknik, Talat Xhaferi deklaroi se: “nuk ka vërejtje për punën dhe profesionalizmin e ministrave Mexhiti dhe Aliu, por, pas bashkimit të tyre me Arben Taravarin, duhet të largohen, pasi në Qeveri nuk mund të jenë dy subjekte opozitare.

Qeveria teknike ka mandat 100 ditë për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, e ka në përbërjen e saj edhe opozitën maqedonase, të udhëhequr nga VMRO DPMNE-ja.

Ministri i shkarkuar, Fatmir Mexhiti akuzoi partitë në pushtet se “shkarkimi i tij është iniciuar për interesa politike” dhe se pas kësaj, sipas tij, qëndron partia Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Shkarkimi i ministrave vjen dhjetë ditë pas formimit të Qeverisë teknike, më 28 janar.

Në vend të tyre, të hënën, më 12 shkurt, pritet të emërohet Ilir Demiri si ministër i Shëndetësisë.

Z. Naim Bajrami pritet të emërohet si ministër i Administratës dhe Shoqërisë Informatike.

Vendimi është marrë pasi dy ministrat dolën publikisht në mbështetje të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari për të kaluar në opozitë.

Seanca e Kuvendit nisi me tre orë vonesë, pasi partitë në pushtet, nuk arrinin të siguronin numrin e nevojshëm të deputetëve, për nisjen e saj, që u dëshmua edhe me votimin, i cili, rezultoi me shumicë të thjeshtë prej 62 deputetësh.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page