MAKINAT E AGJENTURËS SË KRIMIT ORDINER DO TA NXJERRIN MINISTRINË E BRENDSHME “ME BUZË TË KUQE”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 14, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Automjetet super luksoze që u janë sekuestruar dhe më pas konfiskuar individëve që i përkasin agjenturës vendore të krimit ordiner, tashmë do të përdoren nga Policia e Shtetit.
Ato janë pajisur me shenjat dalluese (logo) të Policisë së Shtetit, dhe janë parkuar përpara Ministrisë së Brendshme, të Republikës së Shqipërisë.
Duhet theksuar se në lidhje me këtë çështje, dardha e ka bishtin prapa, sepse, ato lloj automjetesh, shumë shpejt do ta nxjerrin Ministrinë e Brendshme rrojtur e qethur, apo e thënë ndryshe me buzë të kuqe, për shkak se kanë konsum të lartë të lëndëve djegëse, kosto të larta të blerjes së pjesëve të këmbimit, dhe kosto të larta të riparimeve, për shkak se janë pothuaj tërësisht elektronike, dhe duan mjeshtra të nivelit të lartë profesional, jo halldupë, që punojnë me daltë e me çekan, për të nxjerrë një kokë zbare.
Kumtohet se kjo lëvizje e autoriteteve shtetërore ka ardhur sepse askush nuk guxon t’i blejë në ankande të hapura ato lloj automjetesh, sepse, blerësit druhen nga hakmarrja pronarëve të tyre, kryesisht individë të kriminalizuar në çdo qelizë të tyren.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)















































Comments