top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LULZIM BASHA KËRKOI DHE PREMTOI DEKLASIFIKIMIN E DOSJEVE TË SPIUNËVE TË UDB-së DHE TË KGB-së.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 21, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Gjatë një konference për shtyp, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi deklasifikimin e dosjeve famëkeqe të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat, sipas tij, vazhdojnë të luajnë një rol në kontrollin politik të shoqërisë.

Hapja e dosjeve është një premtim i pambajtur 33-vjeçar i Partisë Demokratrike, dhe sot është dita t’i kërkojmë ndjesë shqiptarëve, e në veçanti të përndjekurve politikë në këtë dështim, pa asnjë ekzagjerim epokal.

Është jetike që institucionet përkeatëse, Autoriteti i Dosjeve në bashkëpunim me institucionet shqiptare të ligjzbatimit dhe të zbulimit të ekspozojnë agjenturën e KGB-së dhe UDB-së në Shqipëri.

Ekspozimi i agjenturës nuk është hap që thjesht duhet të ndërmerret në funksion të transparencës, por, dhe në funksion të një qëllimi shumë më të madh, që është siguria kombëtare.

Thirrja ime, në emër të Partisë Demokratike, do të jetë ekspozimi i plotë i agjenturës jugosllave dhe i agjenturës sovjetike në Shqipëri”, tha kryetari Basha në fjalën e tij drejtuar publikut nëpërmjet mediave.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page