KËSHILLI NDËRFETAR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË U MBLODH PËR “PROJEKTLIGJIN E BARAZISË GJINORE” | U BËN THIRRJE PUSHTETMBAJTËSVE DHE PUSHTETKËRKUESVE POLITIKË LAIKË TË MOS DALIN KUNDËR LIGJEVE TË ZOTIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 23
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Komunitetet fetare në Shqipëri vlerësojnë rëndësinë e barazisë në përfshirjen sociale dhe në mosdiskriminim, sepse kjo pasqyron barazinë e dinjitetit, që të gjithë njerëzit kanë përpara Zotit.
Nisur nga këto parime dhe bazuar në të drejtat e tij statutore, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, i përbërë nga pesë komunitetet fetare (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), pasi u njoh me projektligjin “Për barazinë gjinore”, mblodhi sot më 23 shtator 2025 Bordin e Presidencës, së bashku me një grup pune të miratuar nga pesë komunitetet fetare, të përbërë nga specialistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments