QEVERIA E MBRETËRISË SË BASHKUAR ME DORË TË HEKURT KUNDËR KRIMEVE TË NDERIT QË MBËSHTETEN MBI KONCEPTE FETARE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Londër, Britania e Madhe | Qeveria britanike laburiste ka njoftuar një goditje ndaj të ashtuquajturave krime nderi, të cilat, përfshijnë rastet më serioze të femicidit, gjymtimit gjenital dhe martesës së detyruar, pasi forcat policore në Angli dhe Uells regjistruan mbi 2700 raste.
“Policia do të trajnohet për të dalluar shenjat e abuzimit të bazuar në nder, në mënyrë që të mund të ndërhyjë dhe të mbështesë viktimat sa më shpejt të jetë e mundur”, sipas një deklarate nga qeveria.
Do të kryhet gjithashtu një studim i thelluar mbi përhapjen e fenomenit në Mbretërinë e Bashkuar.
“Këto krime shpesh janë keqkuptuar nga praktikuesit, duke rezultuar në mosmarrjen e mbështetjes që viktimat meritojnë”, tha Ministrja e Brendshme Ivet Kupër (Yvette Cooper).
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që autorët të sillen para drejtësisë dhe viktimat të mbrohen”, shtoi ajo.
Organizatat e viktimave e mirëpritën vendimin, i cili, përfshin gjithashtu futjen e një përkufizimi të ri ligjor të abuzimit të lidhur me nderin.
Ndër rastet që kanë tronditur së fundmi opinionin publik është ai i znj. Fauziah Xhaved (Fawziyah Javed), një avokate britanike me origjinë pakistaneze, e vrarë nga bashkëshorti i saj Kashif Anuar (Anwar), i cili, e shtyu nga një shkëmb në Edinburg në vitin 2021 sepse gruaja shtatzënë donte të divorcohej dhe të rriste fëmijën e saj të parë e vetme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments