KËSHILLI I MINISTRAVE DO I PROPOZOJË KUVENDIT QË 22 NËNTORI TË SHPALLET SI DITA E ALFABETIT SHQIP.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 11, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë Igli Hasani deklaroi se 22 Nëntori ka simbolikë të veçantë, dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve.
“Do të miratohet një ndryshim për ligjin për festa kombëtare dhe ditët përkujtimore. Këshilli i Ministrave po propozon Kuvendit shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare. Është ditë me simbolikë të veçantë. 22 Nëntori specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, që janë të shpërndarë në të gjitha vendet e Ballkanit dhe i bashkon gjuha”, tha ministri i Jashtëm Hasani.
Kjo lëvizje e qeverisë shqiptare duhet përshëndetur, sepse, zyrtarisht do t’u kumtojë shqiptarëve, në mbarë trojet jashtë territorit administrativ të Republikës së Shqipërisë, se ka një ditë zyrtare, një ditë të shënuar, kur ata duhet të kujtojnë dhe të vlerësojnë sakrificat sublime të Rilindasve, të cilët, u bënë grusht bashkuar, dhe u bënë barrikadë qarqeve më të egëra anti shqiptare, të cilat, donin që shqiptarët të shkruanin me alfabet jo latin, por me hieroglife arabe, me shkronja sllave e greke. 22 Nëntori Kjo ditë duhet t’u kujtojë shqiptarëve dhe armiqëve të tyre shekullore, se Shqipëria është Perëndim, është zemra dhe djepi i qytetërimit europian dhe më gjerë, nuk është Lindje, arabistan, turkostan, serbostan, apo grekostan. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments