KRYETARI I PD-së LULZIM BASHA U TAKUA ME KOMISIONERIN E BASHKIMIT EUROPIAN PËR FQINJËSINË DHE ZGJERIMIN OLIVER VARHELYI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 28, 2024
- 1 min read
Bruksel, Belgjikë | Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha u takua me Komisionerin e Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, me të cilin, diskutoi mbi prioritetet e PD-së, reformën zgjedhore dhe luftën kundër korrupsionit.
“Kënaqësi të bisedoja sot me Komisionerin e Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Diskutuam mbi prioritetet e Partia Demokratike e Shqipërisë, reforma zgjedhore dhe lufta kundër korrupsionit. Për PD kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve duhet të japë llogari para drejtësisë.
Për këtë arsye PD është në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
Përmes propozimeve për reformën zgjedhore PD synon ti japë qytetarëve të drejtën ti zgjedhin ata deputetët e tyre përmes listave të hapura.
Barazia e votës përmes krijimit të një zone zgjedhore, votimi dhe numërimi elektronik dhe vota e diasporës janë të tjera propozime përmes të cilave ne synojmë ti kthejmë besimin shqiptarëve tek zgjedhjet dhe ti japim fuqi zërit të tyre”, tha z. Basha në një shënim të postuar në rrjetet shoqërore virtuale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments