KRYEMINISTRI RAMA UDHËTOI PËR NË AZERBAJXHAN PËR SAMITIN E 10-të TË KORRIDORIT JUGOR TË GAZIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 1, 2024
- 1 min read
Baku, Azerbajxhan | “Korridori jugor përcakton një format unik të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Kjo përvojë e re do të shtrihet masivisht në shumë fusha të tjera dhe vërtetë kjo rrugë e re e mëndafshtë e energjisë, është shndërruar në një urë bashkëpunimi intensiv, me një format, i cili, vetëm shton dëshirën dhe mundësitë që ofron.
Sot, ky format është shndërruar në një urë, ku pjesë e re përbërëse është bërë edhe dimensioni i energjisë së gjelbër.
Sot jemi dëshmitarë se korridori jugor i gazit ka ndryshuar shumë jetë. Teksa Evropa po mbledh furnizimet me gaz të lëng, korridori jugor do të mbetet një nga burimet e pakta konkurruese dhe të sigurta.
Në agjendën e gjelbër, gazi i Azerbajxhanit janë thelbësor për të ardhmen e përbashkët.
Të orientojmë investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtëritshme. Sot, Shqipëria mbështetet 100% në energjinë e ripërtëritshme.
Për ne, investimet në energjinë e ripërtëritshme janë thelbësore.
Nisja e dialogjeve për hidrogjenin është shumë e rëndësishme, përmirëson vlerën e kësaj nisme vizionare.
Përqafimi i hidrogjenit të gjelbër çel mundësi të reja ekonomike, nxit inovacionin dhe e bën korridorin një nismë largpamëse” tha kryeministri Rama në fjalën e tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments