top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI RAMA PËR VIZITË ZYRTARE NË TURQI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 20, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kryetari i Këshillit të Ministrave, të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi.

Atje z. Rama do të pritet nga presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Kryeministrit Rama do të vizitojë Mauzoleumin e Mustafa Qemal Ataturkut, udhëheqësit të Luftës Turke për Pavarësi, dhe themeluesi e presidenti i parë i Republikës së Turqisë.

Pas ceremonisë së mikpritjes, që do të mbahet në Presidencën e Republikës së Turqisë, kryeministri Rama dhe presidenti Erdogan do të zhvillojnë një takim dypalësh mes tyre.

Më tej, në vazhdim të axhendës, kryeministri Rama dhe presidenti Erdogan do të drejtojnë mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë midis dy vendeve.

Pjesëmarrës do të jenë edhe disa prej ministrave të kabineteve qeveritare përkatëse. Në nisje të mbledhjes kryeministri Rama do të drejtohet me një fjalë përshëndetëse.

Mes Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Turqisë do të nënshkruhen në vijim disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe, në fushën e mjedisit, mbrojtjes, medias, etj.

Në mbyllje të angazhimeve të mësipërme z. Rama dhe z. Erdogan do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri Rama, shoqërohet nga:

1- Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

2- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani.

3- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

4- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj.

5- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu.

6- Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu. 7- Ministrja i Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page