top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI RAMA DEKLAROI SE U LIDH MARRËVESHJA E PENSIONEVE ME ITALINË PËR EMIGRANTËT SHQIPTARË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 6, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë Edi Rama kumtoi një mesazh për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali.

Ai deklaroi se kjo është një ditë e rëndësishme për familjet shqiptare në Itali, por edhe për politikën, pasi u arrit nënshkrimi i kësaj marrëveshje shumë të rëndësishme.

Sot janë mbi 500 mijë shqiptarë që mund të buzëqeshin për fundin e një odiseje të gjatë tridhjetë e kusur vite. Qëkur ne nisëm të flasim me qeverinë italiane të kohës për pensionet e emigrantëve shqiptarë dhjetë vjet më parë, ata kanë pritur e kanë pritur. Puna nuk mbaron këtu, pasi ka ende marrëveshje të tjera për të lidhur për të siguruar çdo emigrant shqiptar në emigracion të gëzojë të drejtën e njohjes së mundit e të djersës së tij kudo qoftë”, deklaroi kryeministri Rama.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page